Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përzgjedhur sërish kompaninë sllovene “Cetis” për zgjedhjet e 28 dhjetorit, e cila printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit.
Kjo kompani do t’i printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.
Kujtojmë se fletëvotimet e printuara me gabime në balotazhin e 9 nëntorit nxitën diskutime dhe dyshime për keqpërdorim të votave, sidomos në komunën e Mitrovicës.
Kompania sllovene, CETIS, që është në një grup operatorësh edhe me një kompani kosovare, pati deklaruar se në rastin e shpërputhjes së kodit të fletëvotimeve kryesisht në Mitrovicë të Jugut por edhe Gjakovë, ndodhi një problem teknik.

Ngrihen pikëpyetje për kontratën e KQZ-së për fletëvotimet në balotazh
Dyshimet për keqpërdorime në Mitrovicë e Gjakovë – kompania sllovene: Ishte gabim teknik