Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen më 11 qershor, ky vendim erdhi nga vetë presidenti dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, i cili edhe vendosi të shpërndajë parlamentin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviq, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviqit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviqit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika