Zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon Prattipatin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim pune të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për zhvillimet më të fundit politike në vend, përfshirë edhe procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë takimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë, transparent dhe demokratik.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Osmani cakton datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve

Të fundit nga rubrika