Zgjedhjet e së dielës, Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti në takim Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre.

Siç njofton KFOR-i, takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për të theksuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se ditë më parë u bë e ditur se një delegacion prej 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre nga Turqia, do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika