Zgjedhjet lokale në një komunë në Serbi, Radoiçiq kërcënon mbështetësit e opozitës

Përfaqësuesi i listës opozitare “Të Bashkuar për Bajina Bashta”, Urosh Gjokiq pretendon se terroristi Milan Radoiçiq ka kontaktuar biznesmenë lokalë në Bajina Bashta të Serbisë dhe u ka dorëzuar lista me persona që mbështesin opozitën për zgjedhjet lokale që do mbahen. Ai tutje ka thënë se Radojçiq biznesmenëve u ka kërkuar që këta persona të mos dalin në votime, përndryshe rrezikojnë të largohen nga puna ose të humbin kontratat e biznesit

Fushata për zgjedhjet lokale në Bajina Bashta të Serbisë po shoqërohet me presione dhe kërcënime ndaj qytetarëve dhe punëtorëve, sipas pretendimeve të përfaqësuesve të opozitës.

Urosh Gjokiq nga lista opozitare “Të Bashkuar për Bajina Bashta” ka deklaruar se ka informacione se Milan Radoiçiq ka kontaktuar personalisht biznesmenë nga kjo zonë dhe u ka dorëzuar një listë me persona që mbështesin opozitën ose marrin pjesë në protesta.

Sipas tij, biznesmenëve u është thënë se nëse këta persona dalin për të votuar, ata duhet të largohen nga puna. Në të kundërt, edhe vetë biznesmenët mund të përballen me pasoja në aktivitetin e tyre ekonomik.

Gjokiq ka thënë për televizionin N1 se në këtë qytet, ku zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 29 mars, presionet janë të shumta. Ai ka përmendur edhe raste konkrete në Hidrocentralin Bajina Bashta, ku sipas tij janë dërguar vendime për ndryshimin e kontratave të punës për disa punëtorë, duke ulur koeficientët e pagës për personat që mbështesin opozitën ose kanë marrë pjesë në protesta.

Sipas tij, përveç kërcënimeve, qytetarëve po u ofrohen edhe përfitime të ndryshme në këmbim të mbështetjes politike. Ai pretendon se përfaqësues të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme, duke përfshirë përshpejtimin e procedurave për operacione mjekësore apo dhurimin e pajisjeve shtëpiake dhe mjeteve bujqësore.

Gjokiq gjithashtu ka kritikuar përfshirjen e figurave publike pranë pushtetit në fushatë, duke thënë se regjimi po përpiqet të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve.

Ndërkohë, studentët që janë në bllokadë kanë paralajmëruar se më 14 mars do të organizojnë tubime në qytetet ku në fund të muajit do të mbahen zgjedhjet lokale. Tubimet pritet të zhvillohen nga ora 16:00 deri në 19:00, ndërsa një nga qytetet ku do të mbahen protestat është edhe Bajina Bashta.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika