Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve.
Në kuadër të Exit-Poll-it që TV Dukagjini e realizon në bashkëpunim me “UBO Consulting” do të intervistohen mbi 50 mijë qytetarë në 12 komuna të vendit, njofton Dukagjini.
Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka bërë të ditur se ky është edhe numri më i madh i qytetarëve që janë intervistuar ndonjëherë në një ditë të vetme në vend.
“Rekord historik në Exit Poll! Mbi 50,000 qytetarë do të intervistohen nesër në 12 komuna të vendit në kuadër të Exit Poll-it që TV Dukagjini e realizon në bashkëpunim me UBO Consulting! Ky është numri më i madh i qytetarëve që janë intervistuar ndonjëherë në një ditë të vetme në Kosovë”, ka shkruar Panduri.
TV Dukagjini do të publikojë rezultatet e këtij Exit Poll-i ditën e nesërme sapo të mbyllen vendvotimet.
Rezultatet bëhen të ditura në orën 19:00 direkt në “Debat Plus” në TV Dukagjin.
Mos e humbisni!