Zgjedhjet në Shqipëri, hasen probleme me identifikimin elektronik në shumë zona

Foto: Top Channel

Gjatë kësaj të diele po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat kanë nisur me probleme teknike në shumë zona.

Nga 61 bashki ku po zhvillohen zgjedhjet, në tre prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan, do të ketë votim dhe numërim elektronik, derisa rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Në Vlorë, Kamzë dhe Elbasan ka pasur vonesa në këtë proces dhe shkak ishte mungesa e operatorëve që operojnë sistemin elektronik.

Një problem tjetër që është paraqitur është dhe mos-funksionimi i procesit të identifikimit elektronik të votimit, por mediat shqiptare raportojnë se ky problem është zgjidhur.

Top Channel raporton se për këto zgjedhje janë shpenzuar 23 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për të realizuar procesin elektronik të votimit

Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për kryetar të bashkive dhe rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika