Zgjedhjet studentore – mospajtime për mbajtjen e tyre “Online”

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që zgjedhjet studentore të mbahen online nëpërmjet Sistemit Elektronik të Studenteve – SEMS. Njëra nga organizatat nuk po pajtohet më këtë forme të votimit

Fakulteti Filozofik në Prishtinë

Frekuentimi i Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, nga ana e studentëve ka qenë gjithmonë i madh, shkaku i ligjeratave dhe provimeve të cilat mbahen në to.

Mirëpo, këtë radhë frekuentimi i hapësirave të fakulteteve po ndodh për një arsye tjetër.

Është fushata zgjedhore e Organizatave studentore, që më datën 10 qershor do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor për të përfaqësuar studentët në senatin e UP-së.

Sikurse para dy vjetësh, ky proces do të zhvillohet online përsëri edhe këtë vit.

Kështu e ka konfirmuar Florent Mucaj, kryesues i Komisionit zgjedhor për zgjedhjet studentore.

“Në bazë të konsultimit Këshilli Drejtues i UP-së, ka vendosur që zgjedhjet studentore t’i mbajë online, duke pasur parasysh edhe përvojën e dy viteve të mëhershme”, ka thënë Florent Muçaj, kryesues i Komisionit zgjedhor për zgjedhjet studentore.

Florent Muçaj, kryesues i Komisionit zgjedhor për zgjedhjet studentore

E këtë formë të votimit e ka kundërshtuar organizata studentore, Studim Kritikë Veprim.

“Këshilli Drejtues i UP-së, ka shkelur rregulloren e Universitetit të Prishtinës, të cilën e ka miratuar pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve studentore”, ka thënë Edi Zenelaj nga  Organizata SKV.

Edi Zenelaj nga  Organizata SKV

Ndërsa, nga organizata studentore Reforma, nuk shihet problem kjo formë e votimit.

Ndër tjerash, për Bleron Bekën që kandidon për kryetar të Parlamentit Studentor, problem kryesor mbetet infrastruktura brenda universitetit.

“Infrastruktura në Universitetin e Prishtinës nuk është shumë e mirë, garantojmë që do të shtyjmë përpara secilen temë që mundëson digjitalizimin në bibliotekat dhe katalogjet e secilit fakultet, digjitalizimin e Bibliotekës Kombëtare, digjitalizimin e procesit mësimor”, është shprehur Bleron Beka nga Organizata Reforma.

Bleron Beka nga Organizata Reforma

Ndërkohë, studentët këto zgjedhje i shohin shumë të rëndësishme për të shtyrë përpara kërkesat e tyre.

“Nëse përfaqsohen studentët nga njërëzit e duhur, atëherë do të arrihet jo vetëm të ndikojë në të drejtat e studentëve por edhe në aspektin e avancimit profesional të tyre”, ka deklaruar Rilind Kuqi, student.

Mbajtjen e zgjedhjeve studentore brenda Universitetit e organizon dhe mban Komisioni Qendror Zgjedhor që themelohet nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika