Rasti i BKS-së, dyshohet për 1.24 milionë euro dëm e 69 persona nën hetim

Prokuroria Themelore në Prizren ka zgjeruar hetimet në rastin e keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), duke përfshirë edhe 21 persona të tjerë të dyshuar, punëtorë të BKS-së.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, me zgjerimin e hetimeve, numri i përgjithshëm i të pandehurve në këtë rast ka arritur në 69.

Ata dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”.

Prokuroria thotë se, bazuar në veprimet e deritanishme hetimore, ekziston dyshimi se të pandehurit, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme të BKS-së, kanë mundësuar ose kanë marrë pjesë në bartjen dhe përfitimin e shumave të parave pa mbulesë.

Shumat e përfituara dyshohet se variojnë nga 2 mijë deri në 53 mijë euro për person, ndërsa dëmi shtesë i shkaktuar BKS-së vlerësohet në rreth 200 mijë euro.

Në kuadër të hetimit financiar, sot janë sekuestruar dhe ngrirë 35 prona, përfshirë parcela kadastrale, njësi banesore dhe garazhe. Sipas Prokurorisë, këto prona lidhen me tre të pandehurit kryesorë të rastit.

Po ashtu, është urdhëruar ngrirja e 21 llogarive bankare të personave të dyshuar.

Rasti është duke u hetuar që nga aksioni i zhvilluar në janar të këtij viti nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës.

Në fazën fillestare, dëmi i dyshuar ndaj BKS-së ishte vlerësuar në rreth 1.043 milionë euro, ndërsa pas zgjerimit të hetimeve është evidentuar edhe dëmi shtesë prej rreth 200 mijë eurosh. Kështu, dëmi i dyshuar arrin në rreth 1.24 milionë euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga zyrtarët e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë personave për të cilët mund të vërtetohet përgjegjësia penale.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika