Zhbllokohet CEFTA, Kosova s’do përfaqësohet më nga UNMIK-u, njofton Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, njoftoi një lajm të rëndësishëm për vendin dhe rajonin: zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Në një postim në X, Rohde theksoi se nga tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj të legjitimuar, duke përfunduar praktikën e mëparshme të përfaqësimit me emrin UNMIK.

“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar Rohde në Facebook.

Ky ndryshim erdhi, vetëm dy ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalimin e importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare.

Nga tash e tutje Kosova do të përfaqësohet me një asterisk ose fusnotë (pranë emrit të Kosovës) në CEFTA për të treguar se statusi i saj nuk është zgjidhur përfundimisht.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika