Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Vushtrri, konkretisht në fshatin Stanovc i Epërm, sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur më 20 mars 2026, rreth orës 20:00, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për gjetjen e të miturës.