Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është raportuar i zhdukur në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor dhe tashmë hetimet kanë nisur, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.