Zhduket një vajzë në Gjakovë dhe një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy person janë raportuar të zhdukur në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë ka raportuar se i është zhdukur vëllai.

“Një mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj. 

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.  

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika