Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite ka njoftuar se një “zjarr i kufizuar” në rafinerinë Ras Tanura, e administruar nga kompania shtetërore Aramaco, është vënë nën kontroll.
Sipas një deklarate të Agjencisë Saudite të Lajmeve, rafineria pësoi “dëmtime të vogla nga mbeturinat e rëna” pas interceptimit të “dy dronëve pranë zonës së rafinerisë”. Zjarri u shua menjëherë nga shërbimet e emergjencës, pa lëndime apo viktima.
Video të verifikuara nga BBC tregojnë flakë dhe tym të madh që ngrihet nga rafineria.
Arabia Saudite ka pritur prej kohësh forca ushtarake amerikane dhe perëndimore në territorin e saj.
Qeveria saudite ka dënuar sulmet “të qarta dhe të pabesa iraniane”, duke theksuar se ato janë “interceptuar me sukses” dhe kanë qenë të drejtuara ndaj Rajonit të Riadit dhe Provincës Lindore.
