Zjarrëfikësi amerikan zbulon se 10 viktimat nga zjarri ishin familjarët e tij

Nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë e zjarrëfikësit amerikan kanë humbur jetën tre fëmijë dhe shtatë të rritur

Zjarrëfikësi që humbi familjen e tij, Foto: BBC

Një zjarrëfikës në Pensilvani të ShBA-së ka gjetur se tre fëmijë dhe shtatë të rritur që kishin humbur jetën nga flakët në shtëpinë e tyre ishin familjarët e tij.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë vejçare.

Zjarri mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

Harold Baker, një zjarrfikës i Kompanisë Vullnetare të Zjarrfikësve ‘Nescopeck’, tha se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Policia e shtetit deri më tani ka identifikuar viktimat si Dale Baker, 19 vjeç, Star Baker, 22 vjeç, David Daubert Sr, 79 vjeç, Shannon Daubert, 42, Laura Daubert, 47 vjeç dhe Marian Slusser, 54 vjeç.

Harold Baker tha se djali i tij, Dale, kishte ndjekur hapat e tij duke iu bashkuar shërbimit zjarrfikës.

Policia thotë se trupat u gjetën nga ndërtesa e shkatërruar me ndihmën e qenve të policisë. Sipas një raporti të policisë, tre të rritur arritën të arratiseshin në siguri, raporton BBC.

Zjarri ka shpërthyer në komunitetin rural të Nescopeck, 150 km në veriperëndim të Filadelfias, rreth orës 02:30 me kohën lokale (06:30 GMT).

“Zjarrfikësit u përpoqën të bënin përpjekje të guximshme për të hyrë në shtëpinë në pjesën e pasme, por u larguan nga flakët dhe nxehtësia e madhe,” u tha gazetarëve të premten nënkoloneli i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë, Derek Felsman.

Kreu i Pensilvanisë, Tom Wolf, ka shkruar në Twitter se ishte “zemërthyer” nga tragjedia. Ndërsa, Kryqi i Kuq Amerikan ka treguar se ata po reagonin dhe po ndihmonin ata që janë zhvendosur.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika