Zjarri në burgun Evin në Iran la të vdekur të paktën tetë të burgosur

Një zjarr ka shpërthyer të shtunën në burgun famëkeq "Evin" të Iranit. Nga ky zjarr, deri tani raportohet se kanë humbur jetë tetë të burgosur

Burgu i Evinit

Të paktën, tetë të burgosur kanë mbetur të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në burgun famëkeq të Teheranit, ka thënë gjyqësori i Iranit.

Zjarri në burgun Evin shpërtheu mbrëmjen e së shtunës, ndërsa protestat antiqeveritare mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, në paraburgim policor, hynë në javën e tyre të pestë.

Agjencia e lajmeve, Mizan e gjyqësorit rriti numrin e të vdekurve nga katër, duke thënë se të burgosurit kishin vdekur nga plagët e marra të dielën.

Ai tha se të burgosurit tashmë të vdekur, ishin mbajtur nën akuzën e vjedhjes. Evin, gjithashtu, mban të burgosur politikë dhe të paraburgosur, të cilët përballen me akuza sigurie, duke përfshirë iranianë me shtetësi të dyfishtë.

Mizan e përshkroi incidentin si një “luftë midis të burgosurve dhe një zjarri”, megjithëse nuk ofroi prova mbështetëse lidhur me deklaratën, përcjell SkyNews.

Katër persona të vdekur dhe 61 të plagosur në burgun famëkeq të Iranit

Media shtetërore tha se katër vdekjet e para ishin për shkak të thithjes së tymit, ku më shumë se 60 ishin plagosur.

Ndërkaq, komenti në gazetën shtetërore “Iran” tha se forcat kundërrevolucionare planifikuan zjarrin me ndihmën e shërbimeve të huaja të inteligjencës, për të mbajtur vëmendjen ndërkombëtare mbi trazirat në vend.

“Një rishikim i dimensioneve të ndryshme të kësaj ngjarjeje tregon se për shkak të pranisë së këtyre ‘spiunëve’ ose ‘spiunëve me dy nacionalitete’,  që janë shtetas të vendeve perëndimore, kjo do të tërhiqte ndjeshmërinë e atyre vendeve, duke ndezur protestuesit”, shkruan gazeta.

Flakët dhe tymi i dendur mund të shiheshin që dilnin nga burgu në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës dhe jo vetëm. Në video-t e publikuara  dëgjoheshin edhe të shtëna armësh dhe shpërthime në zonën e burgut.

Media shtetërore tha se zjarri u shua pas disa orësh dhe asnjë i arrestuar nuk shpëtoi. Grupet e të drejtave të njeriut kanë pretenduar se të burgosurit janë abuzuar në mënyrë të përsëritur në burg.

Zjarr në burgun iranian, dëgjohen të shtëna armësh

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika