Zjarri në Crans-Montana, përfshihet nga flakët memoriali i viktimave

Një memorial i ngritur në nderim të viktimave të zjarrit fatal gjatë festës së Vitit të Ri në Zvicër është përfshirë nga flakët në orët e para të së dielës.

Policia ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga qirinjtë e lënë të ndezur brenda memorialit, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Memoriali ishte një homazh i improvizuar për 41 personat që humbën jetën dhe 115 të tjerë që u plagosën nga zjarri që shpërtheu në orët e para të 1 janarit në lokalin Le Constellation, në qytetin turistik të skijimit Crans-Montana.

Në atë moment, lokali ishte i mbushur kryesisht me adoleshentë dhe të rinj.

I mbuluar me lule, qirinj dhe mesazhe ngushëllimi, memoriali ishte vendosur pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Ai u përfshi nga flakët pak para orës 06:00 të mëngjesit të së dielës, njoftoi policia rajonale e kantonit Valais, në jugperëndim të Zvicrës.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente, zjarri u vu shpejt nën kontroll,” thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar nga zjarri në memorial, megjithatë “disa objekte përkujtimore janë dëmtuar nga flakët”.

Një libër i madh përkujtimor, ku vizitorët kishin lënë mesazhe ngushëllimi gjatë pesë javëve të fundit, ka shpëtuar pa u dëmtuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Memoriali fillimisht ishte vendosur përpara lokalit të djegur, por së fundmi ishte zhvendosur pak më larg.

“Sipas të dhënave fillestare, zjarri ka nisur pranë qirinjve të vendosur mbi një tavolinë në qendër të memorialit,” thuhet në njoftim, duke shtuar se në këtë fazë përjashtohet përfshirja e personave të tretë.

Rreth 40 të vdekur nga zjarri në Zvicër

Të mbijetuarit e zjarrit në Crans-Montana trajtohen në spitale në mbarë Evropën

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika