Zjarr në objektin e Peroviqit, Lista Serbe: Sulm me mjet shpërthyes, rastin ta përcjell EULEX-i

 

U raportua se është djegur një ndërtesë e kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq.

Ndonëse Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë konstatim se ç’ka e shkaktoi zjarrin, këtë e ka bërë vet Lista Serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, ata kanë thënë se zjarri u shkaktua me eksploziv dhe se ishte i dnikuar politikisht

“Lidhur me sulmin e mbrëmshëm me një mjet shpërthyes ndaj një lokali në pronësi të kandidatit tonë për kryetar bashkie në komunën e Zubin Potokut, Milos Perovic, shprehim dënimin tonë më të fortë për këtë akt kriminal dhe frikacak. Me atë rast, u shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe është mjaft e qartë se sulmi është i motivuar politikisht, me një qëllim të qartë për të frikësuar dhe parandaluar kandidatët e Listës Serbe dhe familjet e tyre në luftën e tyre për interesat e popullit serb. Nuk është hera e parë që individët shqetësohen nga thirrja jonë për unitet, harmoni dhe kohezion, por po themi se asnjë presion dhe kërcënim nuk do të na lëvizë në mbrojtje të popullit tonë dhe të drejtës për të jetuar në paqe dhe siguri.”, ka shkruar Lista Serbe.

Kjo e fundit, ka kërkuar që hetimet të kryhen në monitorim të EULEX.

“Ne kërkojmë një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur të këtij sulmi, i cili duhet të kryhet nën syrin vigjilent të organizatave ndërkombëtare, kryesisht të EULEX-it, sepse me të drejtë dyshojmë në dëshirën dhe kapacitetin e policisë së Kosovës për të hetuar këtë rast në një mënyrë profesionale dhe të paanshme. Udhëheqja e Listës Serbe do ta vizitojë sot z. Perovic, në të njëjtën kohë po dërgojmë një mesazh të qartë se qëndrojmë fort me të gjithë kandidatët tanë, të vendosur fort për të luftuar për drejtësi, siguri dhe paqe për të gjithë qytetarët tanë.”, ka shkruar Lista Serbe.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika