Zjarri në Shanghai la të vdekur një person

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e zjarrit, që ka shpërthyer në zonën e fabrikës së etilen-glikolit, më saktë në kompleksin petrokimik të Sinopec-it. Raste të tilla, Kina ka pasur edhe vitet e kaluara, të cilat kanë ngritur shqetësime për sigurinë publike

Zjarri në kompleksin petrokimik, në Shanghai

Një zjarr që shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shanghai, ditën e shtunë të 18 qershorit ka lënë të vdekur një person.

Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, në zonën e fabrikës së etilen-glikolit, më saktë në kompleksin petrokimik të Sinopec-it. raporton CNN.

Në vendngjarje u dërguan ekipet e shpëtimit, nga zonat e Jinshan dhe Fengxian, si dhe nga parku industrial kimik i qytetit.

Rreth orës 9:00 të mëngjesit me orën lokale, kompania ka thënë se zjarri ishte vënë “nën kontroll”.

Kina ka pasur një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit, të cilat kanë lënë shumë të vdekur. Një ndër këto raste, ishte ai i vitit 2015, ku të paktën 173 njerëz vdiqën pas një serie shpërthimesh në një magazinë kimike në Tianjin.

Në tetorin e kaluar, pas shpërthimit të gazit, i cili kishte ndodhur në një ndërtesë banimi dhe qendre tregtare, kishin mbetur të vdekur tre persona dhe më shumë se 30 persona të lënduar, e gjithë kjo kishte ndodhur në qytetin verilindor të Shenyang.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika