Zogaj: Historikisht shteti serb ka kryer vrasje për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Regjimet serbe gjithnjë kanë kryer krime ndërsa për to janë përpjekur ti fajësojnë shqiptarët, ka thënë ish i burgosuri dhe i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj

Bislim Zogaj, i mbijetuar i “Masakrës së Dubravës”

Bislim Zogaj, i mbijetuar i “Masakrës së Dubravës”, ka thënë se historikisht shteti serb ka dhënë urdhëra për vrasje e masakra për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Zogaj në emisionin “Five”, u shpreh përveç rastit “Panda”, në vitin 1998, ku u vranë gjashtë të rinjë serbë nga vetë shteti i Serbisë, edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme.

“Këmi përvojë që pushteti serb jo vetëm gjatë luftës po edhe më herët kishte improvizu e montu ngjarje të tilla, për t’ia hedhë fajin shqiptarëve, pastaj në burgun e Dubravës NATO-së, pastaj në rastin Panda përsëri shqiptarëve. Janë dukuri të pushtetit serb, për t’i bërë vetë krimet dhe për t’i lënë fajtorë shqiptarët”, ka thënë ai.

Ai e ka përmendur edhe rastin e serbit q, i cili në kohën e Jugosllavisë, e kishte lënduar veten rëndë me shishe të xhamit, për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Në vitet Martinoviq, ishte lënduar vetë me një shishe dhe të gjitha mediat në Jugosllavi kishin raportuar se e kanë bërë shqiptarët. Edhe te rasti Panda është prej rasteve më flagrante pas burgut të Dubravës, këtu kemi të bëjmë me 6 viktima kurse në Dubrave kemi 117 të verifikuar dhe ka mundësi të jetë numri më i madh”, ka thënë ai.

Zogaj tha se gjasat janë reale që ata që i kryen vrasjet në lokalin “Panda”, janë të njëjtit që kanë kryer masakër në burgun e “Dubravës”.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika