Zone Club në hap me kohën, edhe në Online e para

Zone Club në 13 vjetorin e themelimit vjen me platformën Online të rezervimeve dhe blerjeve të biletave. E gjitha kjo për të qenë më afër klientëve dhe për t’ju ofruar shërbim më cilësor atyre.

Platforma përveç informimit të përgjithshëm rreth eventeve në Zone, ju mundëson edhe dy shërbimet kryesore; blerjen e biletës për eventin dhe rezervimin e tavolinës, duke zgjedhur hapësirën se ku doni të uleni atë natë, nga Dancefloor me çmimet më të lira e deri te opcinet tjera si, VIP, Ultra VIP, Exlusive VIP apo Backstage (Prapa DJ).

Platforma ka ditë që është lëshuar online, në domainin www.zoneclub.al dhe nga Zone Club deklarojnë se deri tani janë befasuar sa mirë është pritur, se sa klientë kanë blerë bileta dhe kanë bërë rezervime online.

“Ka kohë të gjatë që jemi duke punuar në platformë ndërsa për publikun e kemi lëshuar online me datën 17 korrik, e hënë, duke e ditur se tani kemi hyrë në dinamikën më të madhe të sezonës së verës, nga kjo javë për një muaj punojmë çdo natë, pa pushuar, andaj idea ishte që edhe klientëve t’ju ofrojmë qasje sa më të lehtë me Zone, me vetëm pak klikime ata kanë mundësi të rezervojnë tavolinën apo të blejnë biletat  për netët që ata dojnë, kanë mundësinë të zgjedhin tavolinën dhe në atë formë të shijojnë maksimalisht nejën. Përveç që rezervojnë online, këta klientë edhe kanë përparësi sepse nuk presin te dera fare, një linjë e hyrjes është e ndarë enkas për rezervimet online” – deklaroi Dekorim Sahiti, pronar në Zone Club.

Kjo formë në vendet e perendimit praktikohet qe moti, por në Kosovë, e edhe në rajon vjen për here të pare nga Zone Club në Prishtinë.

Tani më jemi në mes të sezonës së verës dhe Zone Club ka hyrë në maratonën e netëve LIVE, secila natë është më e zjarrtë se tjetra ku pritet të performojnë artistët më me renome si Yll Limani, Era Istrefi, Capital T, Dafina Zeqiri, Ghetto Geasy & Majk, Tayna, Dhurata Dora, Luciano, Capital Bra, Klajdi & Bruno, Kida, Ledri Vula, Noizy, P.I.N.T.

Kujtojmë se sivjet Zone Club feston 13 vjetorin e themelimit. Për plot 13 vjet Zone është dëshmuar në lidere të jetës së natës, duke ofruar program të shkëlqyeshëm në tri zhanre të muziës; Live, Hip Hop & RNB dhe Muzikë Elektronike.

Për të blerë biletat apo për të rezervuar tavolina, vizitoni https://zoneclub.al

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika