Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ftohet në Shtëpinë e Bardhë në samitin e organizuar nga Melania Trump

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka pranuar ftesë zyrtare nga Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidentes, samiti do t’i dedikohet iniciativës së Zonjës së Parë Melania Trup “Fostering the Future Together”, të cilës Kosova iu bashkua në shtator 2025, njofton Dukagjini.

“Kjo nismë globale e Shtëpisë së Bardhë do të vërë në dispozicion teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të mbështetur fëmijët, prindërit, si dhe edukatorët, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online. Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë janë zotuar t’i ofrojnë këto mjete pa kosto ose me kosto shumë të ulët për Kosovën dhe vendet e tjera pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se iniciativa e Trump lidhet edhe me prioritetet e Presidentes Osmani për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga rreziqet digjitale si dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në përputhje me interesat e fëmijëve.

“Presidenca e Kosovës do të kontribuojë me angazhim konkret në mbështetjen e kësaj iniciative, nëpërmjet planeve që tashmë i janë prezantuar Administratës së Presidentit Trump. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit nënvizon angazhimin tonë në fuqizimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të avancuar mirëqenien dhe zhvillimin e gjeneratës së re, si dhe për të forcuar më tej partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika