ZPS-ja tregon qartë se çështje qendrore e gjykimit është UÇK-ja, e jo individët siç pretendohet

Në një përplasje me mbrojtjen e të akuzuarve, rreth një artikulli të “New York Times”, për një krim të kryer në Bardh të Madh, e që pretendohet nga gazeta se u bë nga UÇK-ja, prokuroria e ka nxjerrë nga goja fjalinë “krimet e kryera nga UÇK-ja”

Prokuroria e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë e ka thënë edhe një herë me zë dhe figurë, se në fakt po e akuzon krejt Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime dhe jo disa individë.

Në një përplasje me mbrojtjen e të akuzuarve, rreth një artikulli të “New York Times”, për një krim të kryer në Bardh të Madh, e që pretendohet nga gazeta se u bë nga UÇK-ja, prokuroria e ka nxjerrë nga goja fjalinë “krimet e kryera nga UÇK-ja”.

Jo pak njerëz në Kosovë, kryesisht kundërshtarë politikë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, thonë se atje nuk po akuzohet UÇK-ja por disa individë. Diskurs të njëjtë janë përpjekur ta kenë edhe nga Prokuroria dhe gjykata.

Por, sot, u dëshmua edhe një herë se pretendimi i prokurorisë është në tërësi për UÇK-në.

Prokurori Matt Halling e pyeti gazetarin Nuhi Bytyqi, që sot nisi dëshminë në Hagë, nëse kishte parë një artikull të gazetës “New York Times” të asaj kohe, për një krim të pretenduar në Bardh të Madh.

“Nëntë pengje që u morën nga UÇK besohet se janë vrarë pasi forcat serbe rimorën në kontroll mihjen e rëndësishme të thëngjillit, e cila më parë ishte marrë në kontroll nga rebelët shqiptarë. Pra ju nuk keni dëgjuar që këta persona nga Bardhi i Madh të jenë vrarë?

“Nuk kam dëgjuar as atëherë, as deri më sot nuk kam dëgjuar për këtë”, u përgjigj Bytyqi.

Kur prokurori dëshiroi të insistoi në këtë temë, ndonëse dëshmitari nuk dinte asgjë, reaguan avokatet. Luka Misetic, që e mbron Hashim Thaçin, tha se prokuroria po sjell këtu materiale e raste që as nuk janë në aktakuzë.

“A mund të flasim pak, të na thotë prokuroria çfarë relevance kishte kjo, sepse po përpiqem ta gjej në dosjen paragjyqësore ku është përmendur?”, tha ai.

Prokurori Halling tentoi të përgjigjej dhe për me tepër, e tha me zë e figurë se vet kjo prokurori e akuzon UÇK-në për krime dhe jo individët. Kjo ishte deklarata e tij:

“Njoftimi i të akuzuarve nëse ka ndodhur, ka kryer krime UÇK-ja është çështje qendrore në këtë gjykim. Dhe njësoj si rasti o ofensivës së Rahovecit që ka ndodhur shkurtimisht pas ngjarjeve në Bardhin e Madh ekzistojnë shumë pretendime që janë kryer krime nga UÇK-ja në këtë zonë dhe janë kryer në fillimin e periudhës kohore të ngritur në aktakuzë dhe vet dëshmitari e ka vërtetuar dhe ne themi që UÇK-ja ka qenë në gjithë këto zona gjatë gjithë periudhës kohore përmendur në aktakuzë”, tha Halling.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika