ZRRE pranon kërkesë emergjente për rritje të çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)

Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ajo ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).

Sipas njoftimit, FSHU është duke e bazuar kërkesën e saj në mos-disbursimin e suvbvencionit që ishte zotuar nga Qeveria e Kosovës, gjithashtu situatën e krijuar në tregun ndërkombëtar  të energjisë.

“FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare”, thuhej në njoftim.

FSHU ka theksuar se është duke operuar nën kosto, pasi kosotot e FSHU-së nuk janë duke u mbuluar përmes tarifave dhe subvencionit të zotuar nga Qeveria.

Ilustrim

Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së.

FSHU ka marrë parasysh edhe alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milionë euro sipas vendimit të Qeverisë Nr. O5/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin me Nr. 01/60 të datës 05.02.202, për subvencionimin e energjisë ne vlerë prej 90 milionë euro.

Në këtë subvencion tarifat me pakicë për konsumatorët jo-familjar (biznesor) dhe për konsumatorët familjar me konsum mujor deri në 800kËh, mbetën të pandryshuara.

Më tej në njoftim thuhej se vendimet e tilla, kishin marrë në konsideratë përballueshmerinë e tarifave nga konsumatorët e rregulluar, sigurinë dhe vazhdueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, si dhe e likuiditetin financiar të ndërmarrjeve të energjisë.

ZRrE ka përfunduar njoftimin duke shkruar se do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të mbajë të njoftuar publikun në lidhje me veprimet që do të ndërmerren.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika