Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas dekretimit të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Zulfaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, e ka respektuar plotësisht Kushtetuta e Kosovës pasi ka propozuar dy kandidatë për të siguruar garë për postin e presidentit, ndërsa ka kritikuar opozitën se nuk ka paraqitur asnjë kandidat, njofton Dukagjini.
Ai theksoi se seanca është thirrur për të nisur procedurat brenda afatit kushtetues dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë.
Sipas Zulfajt, ndërprerja e seancës ka ardhur për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, ndërsa ajo do të vazhdojë kur ata të kthehen dhe të përmbushin, siç tha ai, obligimin e tyre kushtetues.
Mes tjerash, Zulfaj ka akuzuar opozitën për bojkot, duke kujtuar se, sipas tij, edhe vitin e kaluar është humbur kohë me bojkotimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.