Zulfaj për Ballkanin e Hapur: Nuk është e nevojshme të dyfishohen iniciativat rajonale

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Kurti, ka thënë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, se është një projekt politik dhe nuk është e nevojshme të dyfishohen inciativat rajonale

“Kosova nuk është pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në këtë iniciativë sepse është dyfishim i panevojshëm”, kështu ka thënë Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Ai ka thënë që kjo nismë që është prezantuar sot në Ohër, ishte vazhdimësi e asaj që pamë në Novi Sad me Mini-Schengenin që u shëndërrua në Open Balkan, por rrënjët i kishte në vitin 2017 tek Unioni Doganor, të cilin e kishte prezantuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e për të cilën edhe ministri i jashtëm rus, Lavrov tha se ishte nismë e Serbisë.

I ftuar në emisionin “Five”, ka thënë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, se është një projekt politik dhe nuk është e nevojshme të dyfishohen iniciativat rajonale.

Sipas Zulfajt, Serbia nuk e pranon si palë të barabartë Kosovën, prandaj nuk mund të marrim pjesë në nismën e Ballkanit të Hapur.

Ndërsa në procesin e Berlinit, ai ka thënë “se jemi si palë e barabartë, sepse aty e kemi të garantuar barazinë, sepse jemi edhe me miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, e kemi tregun e përbashkët rajonal me katër liritë dhe aty synojmë të arrijmë marrëveshjet”.

Sipas tij, është pakuptueshme pse Shqipëria e shtyen përpara me krenari këtë inciativë, kur është në dëm të shtetësisë së Kosovës.

“Kryeministri Kurti, mbrojen e pavarësisë dhe sovranitetit e ka në mënyrë parimore, e kemi të bërë në secilin prej takimeve cilat janë dëmet dhe rreziqet që vijnë prej Serbisë në mënyrë të vazhdueshme, prandaj është pakuptueshme pse Shqipëria e shtyen përpara me krenari këtë inciativë, kur është në dëm të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Zulfaj.

Ai për këtë inciativë të mbajtur në Ohër, ka thënë se asnjë nga folësit përveq Escobar nuk kërkoi që të mos varemi nga energjia ruse, siç thotë ai asnjëri nga liderët nuk e përmendën faktin që Serbia rishtazi nënshkroi marrëveshje me gazpromin.

“Ky është shqetësimi jonë, është e qartë që Serbia është i vetmi vend që nuk ka sanksionuar federatën ruse”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë ndër të tjera se tregu i përbashkët rajonal, është në procesin e Berlinit, e për këtë Kosova është pro, duke pasur parasysh barazinë e palëve, mbi bazën e rregullave të BE-së dhe traktateve, në këtë drejtim përfiton Kosova, e jo në nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ne duam të rreshtohemi karshi vlerave të Bashkimit Evropian”, ka theksuar Zulfaj.

Vizita e kryeministrit Kurti në Britani të Madhe

Për vizitën e kryeministrit Kurti në Britani të Madhe dhe takimin e tij me sekretaren britaneze, Liz Truss, ai ka thënë se ka qenë një vizitë mjaft e rëndësishme në një vend aleat strategjik për Kosovën.

“Ky vend është një nga aleatët tonë strategjikë, dhe duke e qenë e zëshme ndaj federatës ruse, e kemi të nevojshme të luftojmë prezencën ruse në Ballkan e të parandalojmë çfarëdo infiltrimi të situatës nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.

Dialogu Kosovë-Serbi

Ndërsa për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se qëllimi mbetet i njëjtë, marrëveshja me njohjen reciproke në qendër.

“Dialogu është aty ku e kemi vendosur tashmë te marrëveshja e përqendruar në njohje reciproke, por është e kuptueshme që Serbia nuk do konstruktivitet dhe marrëveshje”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia duhet të ndryshojë , të pranojë çfarë ka bërë, ta shoh veten në pasqyrë, të kuptojë se pa ndryshuar nuk arrihet marrëveshja e mirë, sepse përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën, siç thotë ai nuk ka marrëveshje.

“Marrëveshja është e mundshme vetëm nëse Serbia ecë para në njohje të dokumenteve dhe vazhdon përpara me marrëveshjen me qendër në njohje reciproke”, ka shtuar Zulfaj.

Ndërsa sa i përket ndikimit ekonomik në Kosovë, për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë “Jemi duke jetuar e zhvilluar edhe pa njohjen e Serbisë”.

Ai ka theksuar se të gjitha vendet e BE-së e çmojnë rreshtimin e Kosovës në rend me vlerat evropiane dhe me sanksione ndaj federatës ruse.

Sipas Zulfajt, në të kaluarën jemi bërë pjesë të organizatave ndërkombëtare edhe pa njohjen e Serbisë, e siç thotë ai tash e kemi vendosur dialogun në kornizat e duhura dhe do të shohim për më tutje.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika