Zulfaj: Shqipëria të jetë aktive për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Jeton Zulfaj, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës bëri thirrje për angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim, duke vlerësuar se një ndikim proaktiv i saj do të ishte jetik për përparimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Kurti

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, ka shprehur rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën në kërkesën për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Duke folur për perspektivën e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane, Zulfaj shprehu bindjen se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e nevojshme për t’iu përshtatur standardeve evropiane.

“Për të drejtat e njeriut Kosova ka kushtetutën më të avancuar në Evropë, siç është vlerësuar nga juristët dhe i kalon standardet ndërkombëtare. Pra, kemi një kushtetutë të avancuar me të drejta të zgjedhuara për komunitetin serb. Një nga kriteret para anëtarësimit, Manastiri i Deçanit, u mor si vendim nga qeveria dhe nuk ka kërkesa e kritere shtesë. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, dhe ky është vlerësimi dhe vendimi i instancave të Këshillit të Evropës. Në këtë mes do duhej ndoshta të kishte përpjekje shumë më shumë edhe nga Shqipëria që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim”, u shpreh ai.

Zulfaj në një intervistë për “Euronews Albania”, bëri thirrje për angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim, duke vlerësuar se një ndikim proaktiv i saj do të ishte jetik për përparimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën.

“Ne presim nga Shqipëria që ajo të luajë rol aktiv në këtë çështje, pasi kështu duhet të bëjë në këto çështje që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne presim që Shqipëria të jetë aktive dhe proaktive në këtë çështje”, tha Zulfaj.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika