(E përditësuar) Ka nisur përballja mes Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Zvicra ka shënuar tashmë katër gola ndaj Kosovës (4:0).
Manuel Akanji shënoi golin e parë në minutën e 22-të.
Goli i dytë për Zvicrën erdhi nga Embolo për ta bërë rezultatin 2-0.
Në minutën e 39-të, Widmer shënoi gol pas një gabimi të mbrojtjes së Kosovës.
Golin e 4-të e shë po ashtu Embolo.
Goli i helvetikëve vjen në minutat e para të ndeshjes, duke i dhënë avantazh vendasve në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel.
Kosova mbetet duke kërkuar përgjigje dhe shansin për të barazuar rezultatin, ndërsa ndeshja është ende në zhvillim e sipër.
Kosova hyn në këtë ndeshje me formacionin e caktuar nga selektori Franco Foda, ku në sulm udhëheq Vedat Muriqi, ndërsa në mesfushë debuton Leon Avdullahu.
Ndeshja është e rëndësishme për Dardanët, që synojnë të nisin kualifikimet me një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës.