Juventus FC ka njoftuar se sot ka shkarkuar Igor Tudorin nga detyra e trajnerit, së bashku me stafin e tij, përbërë nga Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.
Juventusi falënderon Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë muajve të fundit dhe u uron suksese në karrierat e tyre të ardhshme.
Gjigantët e Serie A thanë gjithashtu se trajneri i NextGen, Massimo Brambilla, do ta udhëheqë ekipin në dy ditët e ardhshme, përpara një ndeshjeje të Serie A kundër Udineses në stadiumin Allianz.
Juventusi e ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Tudor pas tre humbjeve radhazi.
