Zyrtare: Ndryshon formati i Kategorisë Superiore nga sezoni 2023-2024

Sezoni i ri, formati i ri

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të hyjë në fuqi duke nisur që nga ky sezon 2023-2024.

Vendimit për ndryshimin e formatit i paraprinë disa raunde diskutimesh dhe konsultash mes përfaqësuesve të FSHF-së, drejtuesve dhe presidentëve të klubeve të kampionatit elitar gjatë ditëve të kaluara, ku u propozuan disa variante të ndryshme dhe në fund u ra dakord për formatin që u kalua për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së.

Ndryshimi i skemës së kampionatit ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar apo edhe për t’u dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e kampionatit. Gjithashtu, synohet që ky ndryshim të sjellë edhe më shumë të ardhura për klubet shqiptare në përfundim të sezonit.

Sipas skemës së re, kampionati “Abissnet Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme:

FINAL 4:

Java 37: 1-4, 2-3;
Java 38: 3-1, 4-2;
Java 39: 1-2, 3-4.

Rregullat e klasifikimit – Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Abissnet Superiore” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.

Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshimin e formatit të Abissnet Superiore përmes një vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet që nga ky sezon që pritet të nisë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika