Zyrtarët e Doganës së Kosovës bëjnë debutimin në gjysmëmaratonën e Brukselit

Përfaqësuesit e Doganës së Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në gjysmëmaratonën e organizuar nga Asociacioni i Sporteve të Doganave Evropiane në Bruksel

Përfaqësuesit e Doganës së Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në gjysmëmaratonën e organizuar nga Asociacioni i Sporteve të Doganave Evropiane në Bruksel.

“Aktiviteti është bashkë organizuar nga Asociacioni i Sporteve dhe Dogana e Belgjikës në kornizën e organizimit të qytetit ku marrim pjesë të 60,000 vrapues nga e gjithë Evropa, nga të cilët qindra janë nga administratat doganore evropiane, ndërsa nga Kosova janë dy zyrtar doganor dhe atasheu i Doganave i cili punon në Mabasadën tonë në Bruksel. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për Doganën e Kosovës që nga anëtarësimi në Asociacionin e Sporteve në tetor të vitit të kaluar”, njofton Dogana e Kosovës.

Pjesëmarrja e zyrtarëve të Doganës së Kosovës tregon angazhimin e tyre në bashkëpunimin doganor evropian dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv për profesionistët e doganave.

“Ky angazhim dhe shoqërimi nën këtë patronazh hap dyert për bashkëpunim të zgjeruar dhe një të ardhme më të ndritshme për bashkëpunimin doganor në rajon. Me këtë rast Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Asociacionin dhe Doganën e Belgjikës për organizimin e kësaj ngjarje”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika