Zyrtari i PDK-së e krahason Muratin me Jabllanoviqin

Zyrtari i PDK-së, e ka krahasuar ministrin e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, me ish-anëtarin e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq

Hekuran Murati dhe Aleksandër Jabllanoviq

Ish-këshilltari politik i Kadri Veselit, tash zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valmir Klaiqi, e ka krahasuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, me ish-anëtarin e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq.

Përmes një reagimi në Facebook, Klaiqi ka thënë se komentet e Muratit për veteranët janë më të rënda sesa të Jabllanoviqit, kur i kishte quajtur egërsira familjet e personave të zhdukur në Gjakovë.

“Çka dallon Hekuran Murati i Qeverisë Kurti prej Aleksandër Jabllanoviqit të Listës Serbe, i cili pasi i kishte quajtur “egërsira” familjet e personave të zhdukur në Gjakovë, ishte shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa”, ka shkruar Klaiqi.

“Edhe më rëndë se Jabllanoviqi, ministri Hekuran Murati nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, fëmijët e tyre, ka fyer të gjithë invalidët dhe ushtarët e UÇK-së, me deklaratat e tij të egra dhe me mendësinë e njëjtë me Jabllanoviqin”, vijon shkrimi i tij.

Në fund, Klaiqi ka thënë se heshtja e kryeministrit Albin Kurtit, karshi deklaratave të Hekuran Muratit, do të thotë se ai pajtohet me të.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika