100 persona vdesin në Brazil si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut

Rreth 100 persona kanë vdekur në Brazil si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar shembjen e dheut në disa lagje të varfëra

Pasojat e shembjes së dheut në Brazil. Foto: BBC

Njëqind persona kanë vdekur si pasojë e një fatkeqësie natyrore në Brazil. Shiu i rrëmbyeshëm kishte shkaktuar rrëshqitje të dheut pranë qytetit të Recife në Brazilin verilindor.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për njerëzit e zhdukur, pas pasojave të rënda në lagjet e varfëra të cilat u prekën më së shumti në këtë fatkeqësi natyrore.

Presidenti Jair Bolsonaro kishte postuar një video në rrjetet sociale, ku shihej në një aeroplan që fluturonte në zonën e prekur nga katastrofa natyrore, raporton BBC.

Rrenojat e shkaktuara nga shiu i rrembyeshëm në Brazil. BBC

Më vonë, ai tha se ishte rrezik që të ulej për shkak të “paqëndrueshmërisë së tokës”.

Rreth 1200 persona të ekipeve të shpëtimit përmes varkave e helikopterëve u vendosën në shtetin e Pernambuco-s, ku edhe kishte ndodhur fatkeqësia.

Luiz Estevão Aguiar tha për TV Globo se kishte humbur 11 të afërm.

“Më vdiqën motra, kunati, 11 persona nga familja ime, ishte e vështirë… Nuk e prisja këtë”, tha ai i përlotur.

Flávio José da Silva po kërkonte njerkun e tij Gilvan në rrënojat e asaj që dikur ishte shtëpia e tij.

Ekipet e shpëtimit në Brazil. BBC

Ai tha se pak pasi u shemb, kishte dëgjuar Gilvanin të thoshte: “Unë jam këtu, nën tokë”. “Shpresojmë ta gjejmë të gjallë”, tha Silva, duke treguar një grumbull mbeturinash.

Përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë qindra njerëz në Brazil gjatë vitit të kaluar.

Ekspertët e lidhin motin e keq me La Niña, një efekt klimatik në Oqeanin Paqësor që mund të ndikojë në motin e mbarë botës.

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por një atmosferë ngrohëse e shkaktuar nga ndryshimet klimatike i bën më të mundshme reshjet ekstreme.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika