“100€ e Qeverisë”, Gërxhaliu: Varfëria nuk mund të shërohet me ndihma sociale

Populist e si praktikë jo të mirë e kanë konsiduruar vendimin e qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 e uroshs për pensionistë e fëmijë, njohës të ekonomisë e zhvillimeve poltike në vend. Duke rikujtuar se ka afër 30 mijë familje që janë raste sociale, ekonomistë thonë se varfëria nuk mund të shërhohet me ndihma sociale

Vendimi i qeverisë për t’i mbështetur dy kategori, fëmijët e pensionistët me shtesa prej 100 eurosh, nuk po konsiderohet si lëvizje e mirë e ekzekutivit.

Sipas ish-kryetari të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  Qeveria do të duhej të fokusohej në ofrimin e qendrushmërisë ekonomike.

“Vetëm me një ekonomi të zhvilluar, me një sektor privat të fuqishëm mund të minimizohen tensionet sociale. Kemi edhe 28 mijë familje që janë të identifikuara si raste sociale dhe po besoj kjo është dëshmija më e mirë që varfëria nuk mund të shërohet me ndihma sociale”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu – Ekonomist.

Vendimin, njohësi i rrethanave politike, Shkodran Ramadani e konsideron si populist.

“Skemat sociale kanë një infrastrukturë të qëndrushme, të shpërndar në të gjithë muajt e vitit ku qytetarët e parashikojnë saktë se sa do të inkasojnë, se si ta planifikojnë ndarjen e parave, organizimin e buxhetit të tyre e me këto 100 euro bëhet gjithcka e paparashikueshme sepse nuk e din kur do ti marrësh”, ka thënë Shkodran Ramadani – Analist.

Gjatë së mërkurës, qeveria vendosi që Pensionistët e femijët deri në moshën 16 vjeç, të përfitojnë shtesa prej 100 eurosh.

Udhëheqës të Shoqatës së pensionistëve, gjatë së mërkurës, vendimin e konsideruan si fyes e si një tentim për të mbuluar vjedhjen që u është bërë atyre ndër vite.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika