11 ushtarë izraelitë vdiqën në Gaza, Netanyahu: Ata kanë rënë në një luftë të drejtë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për 11 ushtarët izraelitë të vdekur në Gaza ka thënë se të njëjtit "kanë rënë në një luftë të drejtë"

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se 11 ushtarë izraelit kanë vdekur në Gaza të martën.

Netanyahu ka thënë se ushtarët izraelitë “kanë rënë në një luftë të drejtë”.

“Ushtarët tanë ranë në një luftë të drejtë, një luftë për shtëpinë tonë. Ju premtoj qytetarëve të Izraelit: do të vazhdojmë derisa të përmbushim misionin – do të vazhdojmë deri në fitore”, ka thënë kryeministri i Izraelit.

Ai ka thënë se janë në një luftë të vështirë dhe se do të jetë një luftë e gjatë, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

“Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Kemi arritje të rëndësishme në të, por edhe humbje të dhimbshme”, ka thënë tutje ai.

“I gjithë kombi i Izraelit ju përqafon nga zemra, familjet tona. Ne jemi të gjithë me ju në kohën tuaj të pikëllimit të madh”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika