14 policë të arrestuar në  Operacionin ‘’Pika 2 ‘’ në Vërmicë

Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, pasi që janë të akuzuar se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkim me veprën penale ”Marrje e ryshfetit”.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, dhe iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

”Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të premten, në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë dhe 24 zyrtarë policorë. Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar me emrin ”Pika2 ”, i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.

Gjithashtu, të premten është realizuar operacion i ngjashëm nga policia e Shqipërisë, ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën kufitare në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.

Aksioni “pika 2”, priten arrestime të reja të policëve kufitarë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika