15 deputetë të rinj nga Vetëvendosje në Kuvend, zëvendësojnë ministrat

Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë ndryshime në përbërjen e Grupit Parlamentar, pasi 15 deputetë të saj janë bërë pjesë e ekzekutivit në kuadër të Qeverisë “Kurti 3”.

Me kalimin e tyre në poste ministrore, mandatet në Kuvend do t’i marrin 15 kandidatët e radhës nga lista zgjedhore e LVV-së, të cilët në rezultatet fillestare nuk kishin arritur të siguronin ulëse në Parlament.

LVV ka gjithsej 57 deputetë në Kuvend.

Deputetët që pritet të marrin mandatin janë: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala.

Ata do të zëvendësojnë deputetët që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, si dhe ministrat Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Armend Muja, Fitore Pacolli, Artane Rizvanolli dhe Dimal Basha./EO

Të fundit nga rubrika