16 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2007

Sot janë bërë 16 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2007. Në këto zgjedhje kanë garuar 97 subjekte politike

Foto: KP

Qytetarët e Republikës së Kosovës votuan më 17 nëntor 2007 për të preferuarit e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Në zgjedhje garuan 97 subjekte politike, përfshirë edhe ato të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ato u monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të drejtë vote kishin 1.567.690 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 628 mijë e 630 votues ose 40.09 për qind.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës doli parti e parë dhe kryetari i saj Hashim Thaçi, i cili u zgjodh kryeministër i Kosovës më 9 janar 2008, kur ishte formuar koalicioni qeveritar PDK-LDK.

Qeveria ishte përbërë nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

PDK-ja në këto zgjedhje mori 196 mijë e 207 vota ose 34.3% të votave, LDK-ja 129 mijë e 410 ose 22.6 %, AKR-ja 70 mijë e 165 ose 9.6%, LDD-PSHDK 57002 ose 10%, AAK-ja 54 mijë e 611 ose 9.6%, Partia ORA 4.1% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1.7%, ndërsa trembëdhjetë partitë minoritare kishin fituar 5.4% të votave.

PDK-ja në këto zgjedhje siguroi 37 ulëse në Kuvend, LDK-ja 25, AKR-ja 13, LDD-PSHDK 11, AAK-ja 10, KDTP-ja 3, PDAK-ja 3, VAKAT 3, SLS 3, SDSKIM 2, SDA 2, e të tjerë.

Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kanë kryer një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatin e vendit – nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë, datë kjo që shënon një nga ditët më me vlerë në historinë e shtetit. /KP

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika