19 herë “tym i zi”: Dështon prapë konstituimi i Kuvendit

Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Prej 15 prillit deputetët janë mbledhur pothuajse çdo dy ditë, por nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por partitë -ish-opozitare po refuzojnë të miratojnë ndryshimin e metodës së votimit.

E as sot, Kuvendi nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm për votimin e komisionit për votim të fshehtë. Në seancën e mbajtur të mërkurën, 54 deputetë votuan pro, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, më 23 maj, në ora 11:00.

Albulena Haxhiu, kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në seancat e mëparshme, duke lënë të bllokuar procesin e konstituimit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika