2024, në Bujanoc Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve

Vetëm për një vit, përgjatë 2024, në Bujanoc Serbia ka pasivizuar 422 adresa të shqiptarëve. Për fshirjen e adresave të banimit për shqiptarët ka alarmuar ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu. Sipas tij, por edhe përfaqësuesve tjerë politikë, Serbia po do që në Bujanocin ku shqiptarët janë mbi 60%, të bëhen shumicë serbët.

Në Medvegjë nga 25 asamblistë vetëm 2 janë shqiptarë. Ky është realiteti që e ka sjellë në dritë pasivizimi i adresave.

Pas Medvegjës nga Bujanoci vijnë shifra shqetësuese. Pasivizimi i adresave në formën e spastrimit etnik tashmë ka mbërritur në qytet.

“Vetëm në komunën e Bujanocit, vetëm përgjatë vitit 2024 janë ç’regjistruar 422 qytetarë, faktikisht adresat e qytetarëve tanë. Kjo është shifër shqetësuese dhe një alarm i madh se pas Medvegjës po bëhet një spastrim etnik në Komunën e Bujanocit”, ka thënë ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu thotë se në Bujanoc ku janë mbi 60% shqiptarë, po tentohet ndryshimi i demografisë në favor të serbëve.

Edhe këshilltari komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se Beogradi ka për qëllim spastrimin etnik sistematik për ta prishur balancin etnik në të cilin prijnë shqiptarët.

“Secili banorë të padisë në këtë rast organet e shtetit, ashtu siç ka ndodhur me rastin e Safet Demirit, i cili ka mbërri në Gjykatën Kushtetuese, tashmë është duke u përgatitur për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Pakicave në Strazburg dhe po besoj që sa më shumë që kemi padi në kuadër të sistemit gjyqësor e që paraprakisht e dijmë se cilat do të ishin vendiemt e gjykatës, ne duhet të mbërrimë në Strazburg, të kërkojmë të drejtën tonë”, ka thënë Mustafi.

Spastrim etnik me mjete administrative. Kështu e kishte konsideruar pasivizimin e adresave të shqiptarëve edhe Komiteti i Helsinkit në raportin e për të drejtat e njeriut në Serbi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika