2025 – 4 njohje të reja për Kosovën, asnjëra nga 5 shtetet mos-njohëse nga BE

Siria, Sudani, Kenia dhe Bahamas, janë katër shtetet të cilat gjatë vitit 2025 e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke u çuar në 121 numrin e vendeve që Kosovën e njohin si shtet të pavarur dhe sovran. Përkundër këtyre sukseseve, ish-diplomatët dhe njohësit e zhvillimeve në diplomacinë rajonale dhe globale, vlerësojnë se problem mbetet fakti që pesë shtete të Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën dhe nuk ka shpresë se do të ndryshojnë mendim

26 mars, njëri ndër shtete me të fuqishme të Afrikës, e dyta për nga fuqia ekonomike pas Egjiptit, Kenia, vendosi që të e njoh Republikën e Kosovës.

Lajmin e kishte dhënë ish-kryediplomati Behgjet Pacolli, duke ndarë fotografi të ceremonisë së nënshkrimit të njohjes, krah presidentit të Kenias, William Ruto.

Një muaj më pas, 12 prill, një tjetër shtet afrikan i gëzoi kosovarët me lajmin se e njeh Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmin për njohjen e dytë e kishte shpërndarë presidentja Vjosa Osmani.

Nga Afrika në Lindjen e Mesme, diplomacia kosovare korri suksesin tjetër, më 29 tetor.

Republika e Sirisë, e posa dalur nga një luftë e gjatë për liri, e njohu Pavarësinë e Kosovës.

Edhe ky lajm ishte shpërndarë nga Osmani, duke shpërndarë fotografi nga takimi i përbashkët me Presidentin Al Sharaa dhe  Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika