22 persona kanë mbetur të vdekur në ujërat greke, pas fundosjes së 2 anijeve me emigrantë

Rreth 22 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy varka me emigrantë u fundosën në ujërat greke. Sipas autoriteteve greke, ekipet e shpëtimit po kërkojnë dhjetëra të zhdukur

Vendi ku u fundos anija me emigrantë, në ishullin Kythira, Greqi jugore (foto: AP)

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy varka me emigrantë u fundosën në ujërat greke. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë dhjetëra të zhdukur, thanë autoritetet të enjten herët, njofton AP.

Roja bregdetare në ishullin lindor të Lesbos të Greqisë tha se trupat e 16 grave të reja afrikane, një burri dhe një djali u gjetën pasi një gomon me rreth 40 persona u fundos. Dhjetë gra u shpëtuan, ndërsa 12 emigrantë të tjerë besohet se ishin të zhdukur, thanë zyrtarët e rojës bregdetare.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shprehu “dhimbje të thellë për humbjen tragjike të jetës” dhe i vlerësoi përpjekjet “heroike” të shpëtimtarëve.

“Kjo është një kohë për të bashkëpunuar me të vërtetë shumë më thelbësisht për të shmangur këto lloj incidentesh që ndodhin në të ardhmen dhe për të çrrënjosur plotësisht kontrabandistët që grabitin njerëzit e pafajshëm” duke u përpjekur të arrijnë Evropën me varka të padepërtueshme”, shtoi Mitsotakis.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika