24 vjet nga masakra e Reçakut – Edhe pas më shumë se dy dekada, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e kryera

Në këtë të diel janë bërë 24 vjet nga Masakra e Reçakut, e cila u veçua si një nga ngjarjet më të tmerrshme që i kishte ndodhur njerëzimit. Ky artikull ju sjell disa nga momentet kryesore të kësaj ngjarje, e cila ndryshoi tërësisht rrjedhën e luftës në Kosovë

Ilustrim

15 janari i vitit 1999 është nga ato data që janë të mbushura me histori përgjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për çlirimin e vendit.

Në fshatin Reçak, pikërisht në këtë datë banorët përjetuan momentet më të vështira gjersa i priti një mëngjes nën krismat e armëve, e të cilat atëkohë ishin shndërruar në një  përditshmëri të zakonshme.

Gjatë kësaj dite, në fshatin 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë. Ngjarje e cila u cilësua si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë në Reçak dhe përballja e ambasadorit Walker me këtë ngjarje

Trupat e shqiptarëve të vrarë ishin mbetur në një luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999, kur në këtë vend shkoi asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Në momentin kur Walker arriti të ishte i pranishëm para trupave të vrarë ai tha se nuk kishte fjalë “për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Vizita e ambasadorit William Walker tek trupat e pajetë të civilëve shqiptarë në Reçak. REL

Vendosja e trupave të pajetë në xhaminë e fshatit 

Menjëherë pas largimit të Walker nga Reçaku, banorët e asaj zone i vendosën trupat e pajetë në xhaminë e fshatit. Derisa forcat serbe vendosën që të mos lejonin varrosjen e trupave, filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore serbe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Trupat e 45 civilëve të vrarë shqiptarë, të vensosur në xhamin e fshatit në Reçak. REL

Forcat policore e ushtarake serbe nuk lejuan varrimin e të vrarëve

Pas luftimeve, forcat policore e ushtarake serbe i morën me forcë të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sepse mohonin të kenë masakruar civilë dhe duhej të bëhej obduksioni. Ndërsa, masakra e Reçakut nga institucionet serbe asokohe ishte quajtur si “inskenim” dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime.

Fillimi i Konferencës në Rambuje 

Pasi bota ishte tronditur nga pamjet e masakrës së Reçakut atëherë kishte filluar dhe rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe. Derisa ende nuk u ishin kthyer trupat e pajetë familjarëve, u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Këto bisedimet ishin organizuar në Rambuje të Francës dhe kjo ngjarje shënonte konferencën e parë ndërkombëtare që mbahej për Kosovën.

Pamje nga Konferenca e Rambujes

Rikthimi i civilëve të vrarë nga Prishtina në Reçak dhe organizimi i varrimit të civilëve të vrarë shqiptar 

Pritja e familjarëve për t’i marrë trupat e pajetë të familjarëve kishte marrë fund më 8 shkurt. Ndërsa më 11 shkurt 1999 në Reçak, u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.

Organizimi i varrimit të civilëve të vrarë shqiptar në fshatin Reçak

NATO fillon bombardimet dhe pas 78 ditëve tërhiqen trupat ushtarake e policore serbe nga Kosova 

24 marsi i këtij viti lufta mori një kah tjetër, atë kur bota kuptoi pafajsinë e Kosovës dhe pas shumë kohësh vendosi që t’i ndihmojë këtij vendi. Pikërisht në këtë datë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë.

Periudha e bombardimeve zgjati 78 ditë, të cilat gjatë gjithë kohës shoqëroheshin me shpresën që këtyre ditëve do t’iu vie fundi. E njëjti ndodhi më 10 qershor të viti 1999, kur Kosova fitoi luftën e drejtë dhe çlirimtare dhe e arritu çlirimin e saj.

Pamje nga bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë(1998-99)

Ngritja e aktakuzave ndaj krerëve serbë nga Tribunali i Hagës

Pas 4 vitesh, më 20 tetor 2003, Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi aktakuzën kundër disa krerëve të lartë serbë për krimet që kishin kryer ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë(1998-99).

Në aktakuzën e Tribunalit të Hagës ishin të përfshirë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën, Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq. Nga të akuzuarit e lartëpërmendur asnjëri prej tyre nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.

Tribunali i Hages

Në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Reçak

Pas më shumë se dy dekada, të dielën e 15 janarit, krerët e shtetit do të vizitojnë Reçakun, për nder të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Në mesin e krerëve të shtetit do të jenë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në bazë të agjendës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00 do të bëj bëj homazhe në Memorialin Përkujtimor në fshatin Reçak. Ndërkohë nga ora 11:00, liderët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Pjesë e kësaj agjende do të jetë dhe vendosja e kurorës së përbashkët në memorial me prezencë të togut ceremonial të FSK-së dhe nderimet te varrezat në memorial.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika