25 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Goa të Indisë

Një zjarr i fuqishëm në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas, në Indi, ka marrë jetën e të paktën 25 personave, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës së të shtunës në klubin që ndodhet në Arpora, në Goa Veriore.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në kuzhinën e lokalit, çka bëri që flakët të përhapen me shpejtësi në të gjithë ambientin, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Shumica e viktimave besohet se ishin punonjës të klubit, pasi trupat u gjetën kryesisht në afërsi të kuzhinës.

Megjithatë, mes të vdekurve ka edhe turistë. Të dielën në mëngjes, autoritetet konfirmuan se numri i viktimave ishte rritur nga 23 në 25, ndërsa gjashtë persona të tjerë po trajtohen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goas, Alok Kumar, deklaroi se zjarri ishte përqendruar kryesisht në zonën e kuzhinës në katin përdhes dhe tashmë është vënë nën kontroll.

Ai shtoi se vendndodhja e trupave tregon se viktimat ka të ngjarë të kenë qenë pjesë e stafit të klubit.

Kryeministri i Goas, Pramod Sawant, tha për mediat se tre persona humbën jetën nga djegiet, ndërsa të tjerët vdiqën nga asfiksia për shkak të tymit.

Ai konfirmoi gjithashtu vdekjen e “tre deri në katër” turistëve, pa dhënë detaje mbi moshat apo kombësinë e tyre.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e cilësoi zjarrin në Goa si “thellësisht tronditës” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Goa, ish-koloni portugeze në brigjet e Detit Arabik, është një nga destinacionet turistike më të njohura të Indisë, e famshme për jetën e natës, plazhet me rërë dhe resortet luksoze.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 5.5 milionë turistë e vizituan Goan vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, përfshirë rreth 270 mijë vizitorë nga jashtë vendit.

India ka përjetuar disa ngjarje tragjike të ngjashme vitet e fundit. Në maj, 17 persona humbën jetën nga një zjarr në një ndërtesë trekatëshe në qytetin jugor të Hyderabadit, ndërsa një muaj më herët, 15 persona vdiqën nga një zjarr në një hotel në Kolkata.

Vitin e kaluar, 24 persona humbën jetën në një park argëtues në shtetin Gujarat, pas bllokimit të vizitorëve si pasojë e shembjes së një strukture të përkohshme, ku më vonë u konstatua se standardet e sigurisë ishin të dobëta.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika