25-vjetori i Masakrës së Dubravës, Haradinaj: Serbia kreu një akt të përgjakshëm

Sot 25 vjet nga masakra e Burgut të Dubravës

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e ndodhur në Burgun e Dubravës nga pushteti serb ndaj të burgosurve shqiptarë.

25-vjetorin e kësaj masakre e ka përkujtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shkruar se Serbia kreu një akt të përgjakshëm e të planifikuar.

“Nga 19 e deri më 22 maj 1999, shteti serb kreu një akt të përgjakshëm dhe të planifikuar, duke vrarë mbi 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë.”

Masakra e Dubravës shpërfaqi qartë gjenocidin e shtetit serb, shkruan Haradinaj, që sipas tij, si synim kryesor kishte zhdukjen e qenies shqiptare, përmes spastrimit etnik, masakrave kudo në Kosovë e dëbimin me dhunë të më shumë se të gjysmës së popullatës nga trojet e tyre.

“Po ashtu, në ato ditë maji të 1999, forcat ushtarake serbe, mbi popullatën shqiptare në Vushtrri ushtruan terror të paparë, duke ekzekutuar burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarëve në rrugën ’22 Maji’ në Vushtrri, u gjetën në varrezat masive në Serbi mes viteve 2003-2012.”

E përgjegjësit e këtyre masakrave, Haradinaj thotë që nuk janë gjykuar ende.

“Edhe pse këto masakra janë nga ngjarjet më të dokumentuara, me emër e mbiemër, askush nuk është gjykuar për krimet e kryera. Ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre krimeve gjenocidale janë mbetur të lirë dhe pa u dënuar.”

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika