3 raste të reja me COVID-19

20 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të reja dhe janë vaksinuar 17 persona

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 76 testime në total, kanë rezultuar 3 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 4 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 20 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 17 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 836 mijë e 529 doza të vaksinës.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 826 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 286 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 810 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika