3 raste të reja me COVID-19

12 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të reja dhe janë vaksinuar 8 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 48 testime në total, kanë rezultuar 3 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 7 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 12 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 8 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 877 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 335 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 853 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika