30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pandehurit B.Sh. dhe M.Q. të mbahen në paraburgim për një muaj, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ata dyshohen për veprën penale të spiunazhit

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy të dyshuarve për spiunazh.

Të dyshuarit u arrestuan në Ferizaj në dyshimet për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

“Prishtinë, 06 qershor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q. që të dy për shkak të dyshimit të bazuar kanë kryer veprën penale Spiunazhi, si dhe i pandehuri M.Q. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin”, thuhet në njoftim e gjykatës.

Ndërsa, avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij, i dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka theksuar se nuk ka prova ndaj Shabanit për spiunazh ndaj Shabanit, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas avokatit, prokuroria ka bërë spektakël me arrestim e klientit të tij, si spiun i dyshuar për BIA-n serbe.

“Jam i lumtur bashkë me kolegen se ajo fare sot dëgjuam dhe lexuam nuk arrti të argumentojë asnjë fjalë apo fjali se dy qytetarët e Kosovës kanë spiunuar në Serbi.

Nuk pati mundësi Prokuroria për ta zbuluar qoftë edhe asnjë transkripit të vetëm. Qoftë edhe një vazhdim të vetëm. Qoftë edhe një fotografim të vetëm. Prandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellur dy në emër të ashtuquajturës drejtësi. E që në fakt rrezikohen ata dhe familja”, ka thënë Berisha.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika