333 kandidatë iu nënshtrohen testit kualifikues për 24 prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se të shtunën e 17 shtatorit, në orën 13:00, është mbajtur Testi Kualifikues për rekretumin e 24 prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës. Në njoftimin e KPK-së thuhet se Testit Kualifikues iu kanë nënshtruar 333 kandidatë

Ilustrim

Të shtunën e 17 shtatorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka organizuar mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap të ardhshëm të procesit të rekrutimit të prokurorëve në prokurorive themelore të Republikës së Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton se Testi Kualifikues është mbajtur në orën 13:00 në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në Testin Kualifikuas kanë marrë pjesë 333 kandidatë, prej tyre do të rekretohen 24 prokurorë në prokuroritë themelore të Kosovës. Ndërsa, pyetjet për testin kualifikues i ka hartuar Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku ka mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së Testit Kualifikues.

Në kuadër të monitorimit të procesit ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit.

Po ashtu, të pranishëm për moniotorim ishin dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së, EUKOJUST-it, Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe shoqëria civile.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika