341 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 1 mijë e 165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të mërkurën ka informuar se nga 1 mijë e 165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të mërkurën janë shëruar 64 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 734.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 521.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 78 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 830 mijë e 873 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 344.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika